Posts

Çfarë është Ligji? Përkufizimi

LIGJ m. 1. Normë, rregull që vendoset nga organi më i lartë i pushtetit shtetëror dhe që është e detyrueshme për të gjithë organet shtetërore dhe për të gjithë shtetasit. Ligjet e shtetit. Ligji mbi zgjedhjet. Njohja e ligjeve. Zbatimi i ligjit. Sipas ligjeve në fuqi. Është vendosur me ligj. Është në përputhje (në pajtim) me ligjin. Është jashtë ligjit nuk është në pajtim me ligjet; nuk mbrohet nga ligjet në fuqi; nuk e lejon ligji. 2. Rregull, normë që e pranojnë dhe e zbatojnë të gjithë si diçka të përgjithshme a të detyrueshme. Ligjet e mirësjelljes. Ligje të pashkruara. I tillë ishte ligji i luftës. Veprojnë sipas ligjeve të xhunglës. 3. filoz. Lidhje e brendshme, e qenësishme dhe e domosdoshme ndërmjet sendeve e dukurive të natyrës e të shoqërisë, që përcakton zhvillimin e tyre dhe e bën procesin botëror një të tërë të vetme. Ligjet e përgjithshme (e veçanta). Ligjet e zhvillimit të natyrës e të shoqërisë. Ligji i zhvillimit objektiv. Ligjet e lëvizjes. 4. spec. Përgjithësim që nx

Çfarë është Vektori? Përkufizimi

VEKTOR m. mat. fiz. Segment që ka një drejtim dhe kah të caktuar; madhësi, që përveç vlerës numerike, ka edhe një drejtim dhe kah të caktuar në hapësirë. Vektorë paralelë. Vektori i shpejtësisë. Kahu i vektorit. Koordinatat e vektorit.

Çfarë është Matematika? Përkufizimi

 MATEMATIKË f. 1. Shkenca që studion madhësitë, raportet sasiore dhe format hapësinore (aritmetika, algjebra, gjeometria etj.). Matematika e thjeshtë (e lartë). Matematika e zbatuar (teorike). 2. Lëndë mësimore që jep njohuritë e nevojshme të kësaj shkence në shkollë; bised. teksti që përmban këto njohuri. Mësuesi i matematikës. Programi i matematikës. Katedra e matematikës. Dha matematikën. Bleu «Matematikën».

Çfarë është Kimia? Përkufizimi

KIMI f. 1. Shkenca që studion përbërjen e ndërtimin e lëndëve, vetitë e tyre dhe shndërrimin e tyre në një lëndë tjetër. Kimia organike (inorganike). Kimia e përgjithshme. Kimia bërthamore. Kimia analitike. Metodat e kimisë. 2. Përbërja cilësore, kimike e një lënde. Kimia e naftës. 3. Lëndë mësimore që jep njohuritë e nevojshme të kësaj shkence në shkollë; bised. teksti që përmban këto njohuri. Mësuesi i kimisë. Doli kimia e re. Mori dhjetë në kimi.

Çfarë është Epilepsia?

 EPILEPSI f. mjek. Sëmundje e rëndë nervore që shfaqet me kriza të herëpashershme e të papritura, gjatë të cilave i sëmuri përpëlitet e nxjerr shkumë nga goja dhe humbet plotësisht a pjesërisht vetëdijen; sëmundja e tokës, punëhera. I ra epilepsia.

Çfarë është Kultura? Përkufizimi

 KULTURË f. Tërësia e arritjeve të një populli dhe të gjithë njerëzit, në zhvillimin shoqëroi e mendor; shkalla e këtyre arritjeve dhe e këtij zhvillimi në një etapë të caktuar; fusha e zhvillimit shoqëror që përfshin krijimtarinë e gjithanshme në gjuhë, në art, në letërsi, në shkencë dhe në tërë jetën shpirtërore. Kultura kombëtare. Kultura shqiptare. Kultura popullore. Kultura e lashtë (mesjetare). Shkalla e zhvillimit që ka arritur një popull, një grup shoqëror a një njeri në një fushë të caktuar të veprimtarisë. Kultura shëndetësore. Kultura muzikore. Kultura gjuhësore (e gjuhës). Tërësia e njohurive dhe e shprehive të sjelljes a të edukatës që përvetësuar a e përvetëson një njeri në shkollë ose në jetë; zhvillimi i veprimtarisë kulturore e artistike. Njeri me kulturë. Ka kulturë të madhe. bujq. Puna që bëhet për rritjen e bimëve, të pemëve etj., kultivim; bimë a pemë që kultivohet. Kulturat pranverore. Kulturat perimore (bishtajore, vajore, drufrutore). Kultura e grurit (e misrit,

Çfarë është Miti? Përkufizimi

mit m. Lloj i veçantë i krijimtarisë gojore popullore - rrëfenjë për qenie të mbinatyrshme, për heronj legjendarë, për ngjarje e dukuri të çuditshme, ku pasqyrohen parafytyrimet primitive të njerëzve për prejardhjen e botës e të jetës mbi tokë, për natyrën dhe shoqërinë; rrëfenjë e trilluar, për diçka që nuk ka qenë e nuk është në të vërtetë, përrallë, legjendë. Mitet e vjetëra. Miti i Anteut. Miti i Prometeut. Miti i amazonave. Miti i Krishtit. Miti i Diellit. Miti i zjarrit. Miti i ringjalljes së hyjnive. Miti i parajsës (i ferrit). Diçka që shtrembërohet me qëllim e paraqitet krejt ndryshe nga ç'është, duke i veshur një petk të rremë legjendar a përrallor. Miti i pathyeshmërisë së ushtrisë hitleriane.