Posts

Showing posts with the label Shqip

Çfarë është Ligji? Përkufizimi

LIGJ m. 1. Normë, rregull që vendoset nga organi më i lartë i pushtetit shtetëror dhe që është e detyrueshme për të gjithë organet shtetërore dhe për të gjithë shtetasit. Ligjet e shtetit. Ligji mbi zgjedhjet. Njohja e ligjeve. Zbatimi i ligjit. Sipas ligjeve në fuqi. Është vendosur me ligj. Është në përputhje (në pajtim) me ligjin. Është jashtë ligjit nuk është në pajtim me ligjet; nuk mbrohet nga ligjet në fuqi; nuk e lejon ligji. 2. Rregull, normë që e pranojnë dhe e zbatojnë të gjithë si diçka të përgjithshme a të detyrueshme. Ligjet e mirësjelljes. Ligje të pashkruara. I tillë ishte ligji i luftës. Veprojnë sipas ligjeve të xhunglës. 3. filoz. Lidhje e brendshme, e qenësishme dhe e domosdoshme ndërmjet sendeve e dukurive të natyrës e të shoqërisë, që përcakton zhvillimin e tyre dhe e bën procesin botëror një të tërë të vetme. Ligjet e përgjithshme (e veçanta). Ligjet e zhvillimit të natyrës e të shoqërisë. Ligji i zhvillimit objektiv. Ligjet e lëvizjes. 4. spec. Përgjithësim që nx...

Çfarë është Relievi? Përkufizimi

Relievi është tërësia e pamjes së formave të sipërfaqës tokësore. Relievi përbëhet nga tërësia e të ngriturave dhe e të ulurave në sipërfaqen e tokës, pamja e sipërfaqes së tokës me male, kodra dhe me ultësira e lugina; paraqitja e zvogëluar e sipërfaqes së tokës me të ngriturat dhe të ulurat. Reliev malor. Reliev i thyer (i ngritur, i lartë). Reliev akullnajor. Relievi i Tokës. Relievi i Shqipërisë. Harta e relievit.

Çfarë është Ditari? Përkufizimi

1. Tërësia e shënimeve të përditshme a të kohëpaskohshme, që mbahen për ngjarje nga jeta vetjake ose nga jeta e një kolektivi; shënime për vëzhgimet që bëhen ose për përfundimet që arrihen gjatë ditës në një ekspeditë studimi, në një eksperimentim shkencor, në një udhëtim të gjatë etj.; fletorja a blloku ku mbahen këto shënime. Ditari partizan. Ditari i kujtimeve (i ngjarjeve). Ditari i vrojtimit. Ditari i punës (i luftës). Ditari i anijes. Ditari i udhëtimit. Fletët e ditarit. Pjesë nga ditari. Mbaj ditar. Shënoj në ditar. 2. let. Vepër letrare a pjesë e saj, e shkruar në trajtë shënimesh të tilla. 3. Tërësia e shënimeve që bën mësuesi ose një punonjës në planin ditor të punës së vet; plani ditor i punës së dikujt; fletorja a blloku ku shënohet ky plan; fletore a regjistër ku shënohen emrat e nxënësve të një klase në shkollë, temat e mësimit, detyrat që u jepen nxënësve, vlerësimet e mësuesit etj. Ditari i shkollës (i mësuesit). Ditari i llogarisë. Ditari i veprimeve luftarake.

Çfarë është Novela? Përkufizimi

Novela është një tregim i gjatë, që përshkruan një ngjarje nga jeta; një lloj tregimi më i shkurtër se romani. Në novelë kemi gërshetime të elementeve reale me ato fantastike, kjo e bën atë të ngjashme me përrallën. Tek novela shohim mbizotërim të rrëfimit të autorit në raport me dialogun.

Çfarë është Dezinfektimi? Përkufizimi

Dezifektimi ka të bëjë me shkatërrimin e mikroorganizmave. 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve DEZINFEKTOJ, DEZINFEKTOHEM. Dezinfektimi i plagës. Dezinfektimi i rrobave. Dezinfektimi i farës. Dezinfektimi i armëve. Pompë dezinfektimi. Dhoma e dezinfektimit. Bën dezinfektimin. 2. Mënyra dhe mjetet që përdoren për të dezinfektuar diçka. Dezinfektim kimik. Dezinfektim i njomë (i thatë).

Çfarë është Sublimimi? Përkufizimi

Kur një lëndë kalon nga gjëndja e gaztë në të ngurtë pa kaluar më parë në gjëndjen e lëngët, quhet Sublimim. Për më shumë informacione rreth gjendjeve agregate dhe sublimimit  kliko këtu

Çfarë është Udhëpërshkrimi? Përkufizimi

Udhëpërshkrimi është ndërthurja e shkrimit publicistik me shkrimin letrar. Nga vetë emri autori flet për një udhëtim. Autori përveç se sjell përshkrime objektive të atyre që sheh, fakte apo dokumenta ai gjithashtu mundohet t'a bejë përshkrimin tërheqës për lexuesin duke e njohur kete te fundit me vende të reja dhe zakone.

Çfarë është Distilimi? Përkufizimi

Distilimi është një metodë për ndarjen e një ose më shumë substancave të tretshme nga tretësia. Substancat mund të jenë në gjendje të ngurtë ose të lëngët. Shëmbull: Distilimi i ujit nga gurkali ose distilimi i alkoolit nga uji. Ndarja bëhet me anë të veçimin të përbërësve të tretur nga përzierja për shkak të temperaturave të ndryshme të avullimit të tyre. Në fillim substanca shndërrohet në gjëndje të gaztë (avull) dhe më pas kondeson.

Çfarë është GDP ose PBB? (Prodhimi i Brendshëm Bruto)

GDP vjen nga anglishtja dhe do të thotë (Gross domestic product). Shqip përkthehet në PBB ose (Prodhimi i Brendshëm Bruto) dhe është një tregues ekonomik që paraqet vlerën me çmimet e tregut të të gjitha të mirave materiale dhe shërbimeve të prodhuara brenda një shteti në një periudhë të caktuar, zakonisht një vit. Për më shumë informactione kliko këtu

Çfarë është Metafora dhe Epiteti Metaforik? Përkufizimi

Figurë letrare në të cilën një fjalë ose shprehje i drejtohet një objekti ose veprimi jo me kuptimin e parë (ose fjalë për fjalë). Eshtë disi e ngjashme me krahasimin. Ajo mund të qartësojë ose të shpjegojë karakteristika të përbashkëta të dy objekteve ose ideve. Kur ajo përdoret si mbiemër quhet epitet metaforik .

Çfarë është TIK? "Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit"

TIK ose ndryshe Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit është term i përdorur për teknologjinë e informacionit TI, por më specifik që thekson rolin e komunikimit dhe integrimin e telekomunikacionit (linjat telefonike ose wireless),si dhe softuerë të cilat mundësojnë përdoruesve për qasje, ruajtje, transmetim, dhe manipulim të informacionit.

Çfarë është Tartufi?

Tartufi është pjesa frutore e një lloj kërpudhe "Ascomycete". Tartufi gjenden zakonisht në afërsi të rrënjëve të pemëve. Disa prej llojeve të tartufit janë shumë të kushtueshme në tregun ushqimor.  Tartufi i ngrënshëm është shumë i vlerësuar në kuzhinat ne vendet e Europes dhe te Lindjes se Mesme. Kliko këtu për më shumë informacione...

Çfarë është Teksti? Përkufizimi, Llojet e Teksteve

Me tekst kuptojmë tërësinë e fjalëve, fjalive dhe paragrafëve, që lidhen sipas qëllimit, kuptimit dhe saktësisë gramatikore.    Tekstet i klasifikojmë në dy grupe Letrare dhe Joletrare. Ato krijohen në bazë të parimeve të njëjta por ndahen për nga funksioni. Teksti letrar ka funksion estetik  Teksti joletrar ka funksion praktik.

Çfarë është Rryma Elektrike?

Rryma elektrike është rrjedhje e ngarkesave elektrike. Në qarqe elektrike kjo ngarkesë zakonisht realizohet nga lëvizja e elektroneve në një kabllo. Ajo mund të realizohet nga jonet në një elektrolitë, ose nga të dyja jonet dhe elektronet si në një plazmë. Kliko këtu për më shumë informacione...

Çfarë është Reportazhi? Përkufizimi

Reportazhi është gjini letrare e publicistikës, që pasqyron punën e veprimtarinë e një fushe ose ngjarje nga jeta e përditëshme, të cilat gazetari i ka parë vetë. Reportazhet mund të jenë te gjata ose të shkurtra.

Çfarë është Rrëfenja?

Rrëfenja  është një vepër e shkurtër letrare në formën e prozës, në të cilën përshkruhet zakonisht në një vijë me rëndësi nga jeta e një personazhi ose heroi, pa dhënë në mënyrë të hollësishme se ç'ka ndodhur më përpara a më pas.

Çfarë është Romani? Llojet e Romaneve

Romani është një vepër letrare e gjatë zakonisht në prozë, e cila pasqyron një rreth të gjerë ngjarjesh dhe karakteresh të njerëzve, duke spikatur një prej tyre. Llojet kryesore të romanit janë: sipas tematikës: roman aventurier, historik, psikologjik etj. sipas qëndrimit të autorit: roman humoristik, satirik, didaktik etj.

Çfarë është ROM? Memoria ROM

ROM është memoria ose kujtesa vetëm për lexim /anglisht: Read-only memory shkurt ROM/ është një lloj kujtesë e qëndrueshme e cila përdoret për kompjuterat dhe pajisjet e tjera elektronike.    Të dhënat e ruajtura në ROM mund të ndryshohet vetëm ngadalë, me vështirësi, ose aspak, kështu që përdoret kryesisht për të ruajtur firmware (softuerë që është i lidhur ngushtë me një harduer të veçantë dhe nuk ka gjasa të ketë nevojë për informatat më të shpeshta), ose në softuerët e aplikacioneve të shtojcave harduerike.

Çfarë është RAM? Memoria RAM

RAM , shkurtimi i /anglisht: Random-acces memory/ , Kujtesa me hyrje të rastësishme, është memoria kryesore e përkohshme e kompjuterit. Kjo lloj memorieje përfaqëson trurin e vogël të njeriut ku ruhen informacionet për një kohë të shkurtër. Kliko këtu për më shumë informacione...

Poezia "Fjalët e Qiririt" nga Naim Frashëri

Naim Frashëri: Fjalët e Qiririt Në mes tuaj kam qëndruar  e jam duke përvëluar,  që t'u ap pakëzë dritë,  natënë t'ua bënj ditë.  do të tretem, të kullohem,  të digjem, të përvëlohem,  që t'u ndrinj mir' e të shihni,  njëri-tjatërin të njihni.  për ju do të rri të tretem,  asnjë çikë të mos mbetem,  të digjem e të qanj me lot,  se dëshirën s'e duronj dot.  unë zjarrit nuk i druhem  dhe kurrë s'dua të shuhem,  po të digjem me dëshirë,  sa të munt t'u ndrinj më mirë.  kur më shihni se jam tretur,  mos pandehni se kam vdekur;  jam i gjall' e jam ndë jetë  jam në dritët të vërtetë,  unë jam në shpirtin tuaj,  mos më kini për të huaj,  m'është falurë durimi,  andaj po digjem si trimi,  se ma k'ënda t'u bënj mirë,  të mos mbeti n'errësirë.  jakëni rreth meje rrini,  flisni, qesh...

Poezia "Gjuha Jonë" nga Naim Frashëri

Naim Frashëri: Gjuha Jonë Vëllezër shqipëtarë!  Të prekim urtësinë,  Të zëm' udhën e mbarë,  Të ngjallim Shqipërinë.  Shqipëria ka qënë  Edhe po do të jetë,  Po sot në ditët tënë  Të metë të mos ketë.  E ka nderuar zoti  Gjithënjë Shqipërinë,  Ish fort mirë qëmoti,  Do bëhet dhe taninë.  Sa ishte trimëria  N'atë kohë të vjetrë,  Kish emrë Shqipëria,  Sa s'kish nonjë vënt tjetrë.  Sa burra kordhëtarë  Ka nxjerrë Shqipëria  Më pastaj e më parë,  Q'i shkruan istoria!  Ajo ish koh' e zjarrtë  Dhe kish mundime tepër,  Po sot pëndë dhe kartë  Na duhet, nukë tjetër.  O burra, shqipëtarë,  Të marrim dituritë,  Se s'është koh'e parë,  Tani lipsetë dritë.  Të shkruajm' gjuhën tënë,  Kombinë ta ndritojmë,  Gjithë ç'është e ç'ka qënë  Ngadalëzë ta msojmë.  ...