Posts

Showing posts with the label Logopedia

Çfarë është Ligji? Përkufizimi

LIGJ m. 1. Normë, rregull që vendoset nga organi më i lartë i pushtetit shtetëror dhe që është e detyrueshme për të gjithë organet shtetërore dhe për të gjithë shtetasit. Ligjet e shtetit. Ligji mbi zgjedhjet. Njohja e ligjeve. Zbatimi i ligjit. Sipas ligjeve në fuqi. Është vendosur me ligj. Është në përputhje (në pajtim) me ligjin. Është jashtë ligjit nuk është në pajtim me ligjet; nuk mbrohet nga ligjet në fuqi; nuk e lejon ligji. 2. Rregull, normë që e pranojnë dhe e zbatojnë të gjithë si diçka të përgjithshme a të detyrueshme. Ligjet e mirësjelljes. Ligje të pashkruara. I tillë ishte ligji i luftës. Veprojnë sipas ligjeve të xhunglës. 3. filoz. Lidhje e brendshme, e qenësishme dhe e domosdoshme ndërmjet sendeve e dukurive të natyrës e të shoqërisë, që përcakton zhvillimin e tyre dhe e bën procesin botëror një të tërë të vetme. Ligjet e përgjithshme (e veçanta). Ligjet e zhvillimit të natyrës e të shoqërisë. Ligji i zhvillimit objektiv. Ligjet e lëvizjes. 4. spec. Përgjithësim që nx...

Çfarë është Logopedia?

   Logopedia është shkenca që merret me komunikimin dhe zhvillimin gjuhësor.    Specialistet e quajtur logopedë trajtojnë çrregullime të komunikimit, çrregullime të zërit, çrregullime konjitive, dhe të gëlltitjes. Logopedia merret me përmirësimin e të folurit tek fëmijët si dhe të rriturit. Ajo fokusohet  tek përmirësimi i aftësive për të kuptuar dhe për tu shprehur.    Sidomos tek fëmijët një problem në komunikim, mund të sjellë vështirësi në shkollë si dhe në aspektin social. Kush janë ata që kanë nevojë për logopedi? Zakonisht fëmijët që shfaqin vështirësi në të folur, në komunikim, në lexim dhe shkrim. Nje fëmijë mund të bjerë në sy në sfera të ndryshme gjuhsore: - të kuptuarit e gjuhës - të treguarit - në gramatikë - në fjalor Ai mund të tërheq vëmendje nëse shfaq: - Probleme në rrjedhshmërinë e të folurit. - Vështirësi në të gëlltitur. - Shqetësime të zërit. - Probleme në të folur (S në vend të Sh-ës, vendosja e gjuhës midi...