LIGJ m. 1. Normë, rregull që vendoset nga organi më i lartë i pushtetit shtetëror dhe që është e detyrueshme për të gjithë organet shtetërore dhe për të gjithë shtetasit. Ligjet e shtetit. Ligji mbi zgjedhjet. Njohja e ligjeve. Zbatimi i ligjit. Sipas ligjeve në fuqi. Është vendosur me ligj. Është në përputhje (në pajtim) me ligjin. Është jashtë ligjit nuk është në pajtim me ligjet; nuk mbrohet nga ligjet në fuqi; nuk e lejon ligji. 2. Rregull, normë që e pranojnë dhe e zbatojnë të gjithë si diçka të përgjithshme a të detyrueshme. Ligjet e mirësjelljes. Ligje të pashkruara. I tillë ishte ligji i luftës. Veprojnë sipas ligjeve të xhunglës. 3. filoz. Lidhje e brendshme, e qenësishme dhe e domosdoshme ndërmjet sendeve e dukurive të natyrës e të shoqërisë, që përcakton zhvillimin e tyre dhe e bën procesin botëror një të tërë të vetme. Ligjet e përgjithshme (e veçanta). Ligjet e zhvillimit të natyrës e të shoqërisë. Ligji i zhvillimit objektiv. Ligjet e lëvizjes. 4. spec. Përgjithësim që nx...
Çfarë është Miti? Përkufizimi
- Get link
- X
- Other Apps
mit m.
Lloj i veçantë i krijimtarisë gojore popullore - rrëfenjë për qenie të mbinatyrshme, për heronj legjendarë, për ngjarje e dukuri të çuditshme, ku pasqyrohen parafytyrimet primitive të njerëzve për prejardhjen e botës e të jetës mbi tokë, për natyrën dhe shoqërinë; rrëfenjë e trilluar, për diçka që nuk ka qenë e nuk është në të vërtetë, përrallë, legjendë. Mitet e vjetëra. Miti i Anteut. Miti i Prometeut. Miti i amazonave. Miti i Krishtit. Miti i Diellit. Miti i zjarrit. Miti i ringjalljes së hyjnive. Miti i parajsës (i ferrit).
Diçka që shtrembërohet me qëllim e paraqitet krejt ndryshe nga ç'është, duke i veshur një petk të rremë legjendar a përrallor. Miti i pathyeshmërisë së ushtrisë hitleriane.
- Get link
- X
- Other Apps
Popular posts from this blog
Çfarë është Metafora dhe Epiteti Metaforik? Përkufizimi
Figurë letrare në të cilën një fjalë ose shprehje i drejtohet një objekti ose veprimi jo me kuptimin e parë (ose fjalë për fjalë). Eshtë disi e ngjashme me krahasimin. Ajo mund të qartësojë ose të shpjegojë karakteristika të përbashkëta të dy objekteve ose ideve. Kur ajo përdoret si mbiemër quhet epitet metaforik .
Çfarë është Romani? Llojet e Romaneve
Romani është një vepër letrare e gjatë zakonisht në prozë, e cila pasqyron një rreth të gjerë ngjarjesh dhe karakteresh të njerëzve, duke spikatur një prej tyre. Llojet kryesore të romanit janë: sipas tematikës: roman aventurier, historik, psikologjik etj. sipas qëndrimit të autorit: roman humoristik, satirik, didaktik etj.
Çfarë është Përralla? Përkufizimi
PËRRALLË f. 1. Një nga llojet më të njohura të krijimtarisë gojore popullore, që ka formën e një tregimi, zakonisht me përmbajtje fantastike e me personazhe të trilluara nga bota e njerëzve, e kafshëve dhe e forcave të mbinatyrshme, rrëfenjë popullore; tregim i shkurtër i shkruar në këtë frymë e me mjete të tilla. Përrallat popullore shqiptare. Përrallë e bukur (tërheqëse). Përralla me kafshë. Përrallat e gjyshit (e gjyshes). Në botën e përrallave. U tregonte përralla fëmijëve. Ka shkruar një libër me përralla. Duket (ndodhi) si në përrallë. 2. bised. Fjalë të kota e pa asgjë të vërtetë; diçka e trilluar, gënjeshtër, gjepur. Përralla me mbret gjepura, dokrra; premtime të kota. Na shet përralla. S'u besojmë atyre përrallave. Hodhën poshtë përrallën e pathyeshmërisë së armikut. Përralla me mbret mospërf. shih te MBRET, ~I. U bë përrallë diçka është përsëritur shumë diçka; është folur shumë për diçka që nuk është realizuar. U bë përralla e botës dikush i doli nami i keq për diçka, mba...