Çfarë është Ligji? Përkufizimi

LIGJ m. 1. Normë, rregull që vendoset nga organi më i lartë i pushtetit shtetëror dhe që është e detyrueshme për të gjithë organet shtetërore dhe për të gjithë shtetasit. Ligjet e shtetit. Ligji mbi zgjedhjet. Njohja e ligjeve. Zbatimi i ligjit. Sipas ligjeve në fuqi. Është vendosur me ligj. Është në përputhje (në pajtim) me ligjin. Është jashtë ligjit nuk është në pajtim me ligjet; nuk mbrohet nga ligjet në fuqi; nuk e lejon ligji. 2. Rregull, normë që e pranojnë dhe e zbatojnë të gjithë si diçka të përgjithshme a të detyrueshme. Ligjet e mirësjelljes. Ligje të pashkruara. I tillë ishte ligji i luftës. Veprojnë sipas ligjeve të xhunglës. 3. filoz. Lidhje e brendshme, e qenësishme dhe e domosdoshme ndërmjet sendeve e dukurive të natyrës e të shoqërisë, që përcakton zhvillimin e tyre dhe e bën procesin botëror një të tërë të vetme. Ligjet e përgjithshme (e veçanta). Ligjet e zhvillimit të natyrës e të shoqërisë. Ligji i zhvillimit objektiv. Ligjet e lëvizjes. 4. spec. Përgjithësim që nx

Çfarë është Logopedia?

   Logopedia është shkenca që merret me komunikimin dhe zhvillimin gjuhësor.

   Specialistet e quajtur logopedë trajtojnë çrregullime të komunikimit, çrregullime të zërit, çrregullime konjitive, dhe të gëlltitjes.
Logopedia merret me përmirësimin e të folurit tek fëmijët si dhe të rriturit. Ajo
fokusohet  tek përmirësimi i aftësive për të kuptuar dhe për tu shprehur.

   Sidomos tek fëmijët një problem në komunikim, mund të sjellë vështirësi
në shkollë si dhe në aspektin social.

Kush janë ata që kanë nevojë për logopedi?
Zakonisht fëmijët që shfaqin vështirësi në të folur, në komunikim, në lexim dhe shkrim.
Nje fëmijë mund të bjerë në sy në sfera të ndryshme gjuhsore:
- të kuptuarit e gjuhës
- të treguarit
- në gramatikë
- në fjalor

Ai mund të tërheq vëmendje nëse shfaq:
- Probleme në rrjedhshmërinë e të folurit.
- Vështirësi në të gëlltitur.
- Shqetësime të zërit.
- Probleme në të folur (S në vend të Sh-ës, vendosja e gjuhës
midis dhëmbëve duke folur)
- Veshtirësi në lexim dhe shkrim.

Çfarë mund të bëjë shkolla?
Prindi dhe mësuesi mund të bëjnë një kërkesë, për sqarim logopedik.
Drejtoria e shkollës mund të bëjë një
terapi individuale ose në grup jashtë klasës. Në këto raste mund të përfshihet
edhe shërbimi psikologjiko shkollor.
Në terapi, fëmija me probleme në të folur, me anë të ushtrimeve, formave të të
luajturit dhe me ushtrime perceptimi mund ti balancoj deficitet e tij, dhe ti përmirësojë
kompetencat gjuhësore.

Çfarë mund të bëjë prindi?
Prindërit mund të ndihmojnë shumë në zhvillimin gjuhësor të fëmijës së tyre duke:
- folur në shtëpi me fëmijën për tema të ndryshme. Mundësisht në gjuhën amtare.
- i shoqëruar fëmijët me bashkëmoshatarë.
- i thënë tregime, kënga, vjersha.
- marre me seriozitet biseden me fëmijën e tyre.
- i siguruar fëmijës nje vend të qetë për të bërë detyrat.
- mbështetur leximin e librave nga fëmijët e tyre.

Një fëmijë që ka probleme në të folur nuk duhet të vihet në presion. Ai duhet të
ketë të drejtën të thotë diçka pa u korrigjuar çdo herë.


Popular posts from this blog

Çfarë është Romani? Llojet e Romaneve

Çfarë është Udhëpërshkrimi? Përkufizimi