Posts

Çfarë është Ligji? Përkufizimi

LIGJ m. 1. Normë, rregull që vendoset nga organi më i lartë i pushtetit shtetëror dhe që është e detyrueshme për të gjithë organet shtetërore dhe për të gjithë shtetasit. Ligjet e shtetit. Ligji mbi zgjedhjet. Njohja e ligjeve. Zbatimi i ligjit. Sipas ligjeve në fuqi. Është vendosur me ligj. Është në përputhje (në pajtim) me ligjin. Është jashtë ligjit nuk është në pajtim me ligjet; nuk mbrohet nga ligjet në fuqi; nuk e lejon ligji. 2. Rregull, normë që e pranojnë dhe e zbatojnë të gjithë si diçka të përgjithshme a të detyrueshme. Ligjet e mirësjelljes. Ligje të pashkruara. I tillë ishte ligji i luftës. Veprojnë sipas ligjeve të xhunglës. 3. filoz. Lidhje e brendshme, e qenësishme dhe e domosdoshme ndërmjet sendeve e dukurive të natyrës e të shoqërisë, që përcakton zhvillimin e tyre dhe e bën procesin botëror një të tërë të vetme. Ligjet e përgjithshme (e veçanta). Ligjet e zhvillimit të natyrës e të shoqërisë. Ligji i zhvillimit objektiv. Ligjet e lëvizjes. 4. spec. Përgjithësim që nx...

Çfarë është Relievi? Përkufizimi

Relievi është tërësia e pamjes së formave të sipërfaqës tokësore. Relievi përbëhet nga tërësia e të ngriturave dhe e të ulurave në sipërfaqen e tokës, pamja e sipërfaqes së tokës me male, kodra dhe me ultësira e lugina; paraqitja e zvogëluar e sipërfaqes së tokës me të ngriturat dhe të ulurat. Reliev malor. Reliev i thyer (i ngritur, i lartë). Reliev akullnajor. Relievi i Tokës. Relievi i Shqipërisë. Harta e relievit.

Çfarë është Ditari? Përkufizimi

1. Tërësia e shënimeve të përditshme a të kohëpaskohshme, që mbahen për ngjarje nga jeta vetjake ose nga jeta e një kolektivi; shënime për vëzhgimet që bëhen ose për përfundimet që arrihen gjatë ditës në një ekspeditë studimi, në një eksperimentim shkencor, në një udhëtim të gjatë etj.; fletorja a blloku ku mbahen këto shënime. Ditari partizan. Ditari i kujtimeve (i ngjarjeve). Ditari i vrojtimit. Ditari i punës (i luftës). Ditari i anijes. Ditari i udhëtimit. Fletët e ditarit. Pjesë nga ditari. Mbaj ditar. Shënoj në ditar. 2. let. Vepër letrare a pjesë e saj, e shkruar në trajtë shënimesh të tilla. 3. Tërësia e shënimeve që bën mësuesi ose një punonjës në planin ditor të punës së vet; plani ditor i punës së dikujt; fletorja a blloku ku shënohet ky plan; fletore a regjistër ku shënohen emrat e nxënësve të një klase në shkollë, temat e mësimit, detyrat që u jepen nxënësve, vlerësimet e mësuesit etj. Ditari i shkollës (i mësuesit). Ditari i llogarisë. Ditari i veprimeve luftarake.

Çfarë është Demografia? Përkufizimi

Degë e statistikës që studion shpërndarjen gjeografike, përbërjen dhe shtimin e popullsisë ose të grupeve të veçanta shoqërore; studimi statistikor i përbërjes së popullsisë dhe i ndryshimeve në gjirin e saj.

Çfarë është Rrethanori? Përkufizimi, Llojet

Rrethanori është gjymtyrë e dytë e fjalisë, që tregon rrethanat në të cilat kryhet veprimi. Rrethana që tregon përcakton (kohë, mënyrë, vend, sasi, shkak, qëllim.) tregon dhe llojin e tij. Gjendet me pyetjet: kur?, ku?, pse?, si?, sa?, përse?. Rrethanori zakonisht qëndron pas foljes ose kallëzuesit por ka raste kur edhe para foljes ose kallëzuesit.

Çfarë është Semiotika? Përkufizimi

Semiotika paraqet teorin mbi simbolet, shenjat dhe sinjalet. Sinjali është një ngjarje me përmasa fizike, të cilën e dërgon ndonjë burim i sinjaleve, ndërsa marrësi i tij e interpreton. Sinjalet shprehen me anë të simboleve dhe shenjave dhe mund të janë: Sinjale hapsinore Sinjale kohore Sinjale të kombinuara

Çfarë është Diagnoza? Përkufizimi

1. mjek. Përcaktimi i sëmundjes së dikujt nga mjeku. I bëri (i përcaktoi) diagnozën. Çfarë diagnoze ka? 2. fig. libr. Njohja e thelbit dhe e shkaqeve të një gjendjeje a të një dukurie shoqërore sipas shenjave që shfaq.

Çfarë është Aliazhi? Përkifizimi

Fjalën Aliazh mund ta ndeshim shpesh në lëndën e kimisë. Aliazhi është një përzierje që del nga shkrirja së bashku e dy ose e disa metaleve; lidhje. Aliazh i fortë (special). Aliazhet e hekurit (e bakrit).