Çfarë është Ligji? Përkufizimi

LIGJ m. 1. Normë, rregull që vendoset nga organi më i lartë i pushtetit shtetëror dhe që është e detyrueshme për të gjithë organet shtetërore dhe për të gjithë shtetasit. Ligjet e shtetit. Ligji mbi zgjedhjet. Njohja e ligjeve. Zbatimi i ligjit. Sipas ligjeve në fuqi. Është vendosur me ligj. Është në përputhje (në pajtim) me ligjin. Është jashtë ligjit nuk është në pajtim me ligjet; nuk mbrohet nga ligjet në fuqi; nuk e lejon ligji. 2. Rregull, normë që e pranojnë dhe e zbatojnë të gjithë si diçka të përgjithshme a të detyrueshme. Ligjet e mirësjelljes. Ligje të pashkruara. I tillë ishte ligji i luftës. Veprojnë sipas ligjeve të xhunglës. 3. filoz. Lidhje e brendshme, e qenësishme dhe e domosdoshme ndërmjet sendeve e dukurive të natyrës e të shoqërisë, që përcakton zhvillimin e tyre dhe e bën procesin botëror një të tërë të vetme. Ligjet e përgjithshme (e veçanta). Ligjet e zhvillimit të natyrës e të shoqërisë. Ligji i zhvillimit objektiv. Ligjet e lëvizjes. 4. spec. Përgjithësim që nx...

Çfarë është Rrethanori? Përkufizimi, Llojet

Rrethanori është gjymtyrë e dytë e fjalisë, që tregon rrethanat në të cilat kryhet veprimi.
Rrethana që tregon përcakton (kohë, mënyrë, vend, sasi, shkak, qëllim.) tregon dhe llojin e tij.

Gjendet me pyetjet: kur?, ku?, pse?, si?, sa?, përse?.

Rrethanori zakonisht qëndron pas foljes ose kallëzuesit por ka raste kur edhe para foljes ose kallëzuesit.

Popular posts from this blog

Çfarë është Udhëpërshkrimi? Përkufizimi

Çfarë është Përralla? Përkufizimi

Çfarë është Romani? Llojet e Romaneve