Çfarë është Ligji? Përkufizimi

LIGJ m. 1. Normë, rregull që vendoset nga organi më i lartë i pushtetit shtetëror dhe që është e detyrueshme për të gjithë organet shtetërore dhe për të gjithë shtetasit. Ligjet e shtetit. Ligji mbi zgjedhjet. Njohja e ligjeve. Zbatimi i ligjit. Sipas ligjeve në fuqi. Është vendosur me ligj. Është në përputhje (në pajtim) me ligjin. Është jashtë ligjit nuk është në pajtim me ligjet; nuk mbrohet nga ligjet në fuqi; nuk e lejon ligji. 2. Rregull, normë që e pranojnë dhe e zbatojnë të gjithë si diçka të përgjithshme a të detyrueshme. Ligjet e mirësjelljes. Ligje të pashkruara. I tillë ishte ligji i luftës. Veprojnë sipas ligjeve të xhunglës. 3. filoz. Lidhje e brendshme, e qenësishme dhe e domosdoshme ndërmjet sendeve e dukurive të natyrës e të shoqërisë, që përcakton zhvillimin e tyre dhe e bën procesin botëror një të tërë të vetme. Ligjet e përgjithshme (e veçanta). Ligjet e zhvillimit të natyrës e të shoqërisë. Ligji i zhvillimit objektiv. Ligjet e lëvizjes. 4. spec. Përgjithësim që nx

Çfarë është Metafora dhe Epiteti Metaforik? Përkufizimi

Figurë letrare në të cilën një fjalë ose shprehje i drejtohet një objekti ose veprimi jo me kuptimin e parë (ose fjalë për fjalë). Eshtë disi e ngjashme me krahasimin. Ajo mund të qartësojë ose të shpjegojë karakteristika të përbashkëta të dy objekteve ose ideve. Kur ajo përdoret si mbiemër quhet epitet metaforik.

Popular posts from this blog

Çfarë është Romani? Llojet e Romaneve

Çfarë është Udhëpërshkrimi? Përkufizimi