Çfarë është Ligji? Përkufizimi

LIGJ m. 1. Normë, rregull që vendoset nga organi më i lartë i pushtetit shtetëror dhe që është e detyrueshme për të gjithë organet shtetërore dhe për të gjithë shtetasit. Ligjet e shtetit. Ligji mbi zgjedhjet. Njohja e ligjeve. Zbatimi i ligjit. Sipas ligjeve në fuqi. Është vendosur me ligj. Është në përputhje (në pajtim) me ligjin. Është jashtë ligjit nuk është në pajtim me ligjet; nuk mbrohet nga ligjet në fuqi; nuk e lejon ligji. 2. Rregull, normë që e pranojnë dhe e zbatojnë të gjithë si diçka të përgjithshme a të detyrueshme. Ligjet e mirësjelljes. Ligje të pashkruara. I tillë ishte ligji i luftës. Veprojnë sipas ligjeve të xhunglës. 3. filoz. Lidhje e brendshme, e qenësishme dhe e domosdoshme ndërmjet sendeve e dukurive të natyrës e të shoqërisë, që përcakton zhvillimin e tyre dhe e bën procesin botëror një të tërë të vetme. Ligjet e përgjithshme (e veçanta). Ligjet e zhvillimit të natyrës e të shoqërisë. Ligji i zhvillimit objektiv. Ligjet e lëvizjes. 4. spec. Përgjithësim që nx

Çfarë është Përralla? Përkufizimi

PËRRALLË f.

1. Një nga llojet më të njohura të krijimtarisë gojore popullore, që ka formën e një tregimi, zakonisht me përmbajtje fantastike e me personazhe të trilluara nga bota e njerëzve, e kafshëve dhe e forcave të mbinatyrshme, rrëfenjë popullore; tregim i shkurtër i shkruar në këtë frymë e me mjete të tilla. Përrallat popullore shqiptare. Përrallë e bukur (tërheqëse). Përralla me kafshë. Përrallat e gjyshit (e gjyshes). Në botën e përrallave. U tregonte përralla fëmijëve. Ka shkruar një libër me përralla. Duket (ndodhi) si në përrallë.

2. bised. Fjalë të kota e pa asgjë të vërtetë; diçka e trilluar, gënjeshtër, gjepur. Përralla me mbret gjepura, dokrra; premtime të kota. Na shet përralla. S'u besojmë atyre përrallave. Hodhën poshtë përrallën e pathyeshmërisë së armikut.

Përralla me mbret mospërf. shih te MBRET, ~I. U bë përrallë diçka është përsëritur shumë diçka; është folur shumë për diçka që nuk është realizuar. U bë përralla e botës dikush i doli nami i keq për diçka, mbahet nëpër gojë nga të gjithë për një punë jo të mirë. Është përrallë mizash diçka shih te MIZË,~A. Është thes përrallash (fjalësh, llafesh) dikush shih te THES,~I.

Popular posts from this blog

Çfarë është Romani? Llojet e Romaneve

Çfarë është Udhëpërshkrimi? Përkufizimi