Posts

Showing posts from April, 2019

Çfarë është Ligji? Përkufizimi

LIGJ m. 1. Normë, rregull që vendoset nga organi më i lartë i pushtetit shtetëror dhe që është e detyrueshme për të gjithë organet shtetërore dhe për të gjithë shtetasit. Ligjet e shtetit. Ligji mbi zgjedhjet. Njohja e ligjeve. Zbatimi i ligjit. Sipas ligjeve në fuqi. Është vendosur me ligj. Është në përputhje (në pajtim) me ligjin. Është jashtë ligjit nuk është në pajtim me ligjet; nuk mbrohet nga ligjet në fuqi; nuk e lejon ligji. 2. Rregull, normë që e pranojnë dhe e zbatojnë të gjithë si diçka të përgjithshme a të detyrueshme. Ligjet e mirësjelljes. Ligje të pashkruara. I tillë ishte ligji i luftës. Veprojnë sipas ligjeve të xhunglës. 3. filoz. Lidhje e brendshme, e qenësishme dhe e domosdoshme ndërmjet sendeve e dukurive të natyrës e të shoqërisë, që përcakton zhvillimin e tyre dhe e bën procesin botëror një të tërë të vetme. Ligjet e përgjithshme (e veçanta). Ligjet e zhvillimit të natyrës e të shoqërisë. Ligji i zhvillimit objektiv. Ligjet e lëvizjes. 4. spec. Përgjithësim që nx

Çfarë është Relievi? Përkufizimi

Relievi është tërësia e pamjes së formave të sipërfaqës tokësore. Relievi përbëhet nga tërësia e të ngriturave dhe e të ulurave në sipërfaqen e tokës, pamja e sipërfaqes së tokës me male, kodra dhe me ultësira e lugina; paraqitja e zvogëluar e sipërfaqes së tokës me të ngriturat dhe të ulurat. Reliev malor. Reliev i thyer (i ngritur, i lartë). Reliev akullnajor. Relievi i Tokës. Relievi i Shqipërisë. Harta e relievit.

Çfarë është Ditari? Përkufizimi

1. Tërësia e shënimeve të përditshme a të kohëpaskohshme, që mbahen për ngjarje nga jeta vetjake ose nga jeta e një kolektivi; shënime për vëzhgimet që bëhen ose për përfundimet që arrihen gjatë ditës në një ekspeditë studimi, në një eksperimentim shkencor, në një udhëtim të gjatë etj.; fletorja a blloku ku mbahen këto shënime. Ditari partizan. Ditari i kujtimeve (i ngjarjeve). Ditari i vrojtimit. Ditari i punës (i luftës). Ditari i anijes. Ditari i udhëtimit. Fletët e ditarit. Pjesë nga ditari. Mbaj ditar. Shënoj në ditar. 2. let. Vepër letrare a pjesë e saj, e shkruar në trajtë shënimesh të tilla. 3. Tërësia e shënimeve që bën mësuesi ose një punonjës në planin ditor të punës së vet; plani ditor i punës së dikujt; fletorja a blloku ku shënohet ky plan; fletore a regjistër ku shënohen emrat e nxënësve të një klase në shkollë, temat e mësimit, detyrat që u jepen nxënësve, vlerësimet e mësuesit etj. Ditari i shkollës (i mësuesit). Ditari i llogarisë. Ditari i veprimeve luftarake.

Çfarë është Demografia? Përkufizimi

Degë e statistikës që studion shpërndarjen gjeografike, përbërjen dhe shtimin e popullsisë ose të grupeve të veçanta shoqërore; studimi statistikor i përbërjes së popullsisë dhe i ndryshimeve në gjirin e saj.

Çfarë është Rrethanori? Përkufizimi, Llojet

Rrethanori është gjymtyrë e dytë e fjalisë, që tregon rrethanat në të cilat kryhet veprimi. Rrethana që tregon përcakton (kohë, mënyrë, vend, sasi, shkak, qëllim.) tregon dhe llojin e tij. Gjendet me pyetjet: kur?, ku?, pse?, si?, sa?, përse?. Rrethanori zakonisht qëndron pas foljes ose kallëzuesit por ka raste kur edhe para foljes ose kallëzuesit.

Çfarë është Semiotika? Përkufizimi

Semiotika paraqet teorin mbi simbolet, shenjat dhe sinjalet. Sinjali është një ngjarje me përmasa fizike, të cilën e dërgon ndonjë burim i sinjaleve, ndërsa marrësi i tij e interpreton. Sinjalet shprehen me anë të simboleve dhe shenjave dhe mund të janë: Sinjale hapsinore Sinjale kohore Sinjale të kombinuara

Çfarë është Diagnoza? Përkufizimi

1. mjek. Përcaktimi i sëmundjes së dikujt nga mjeku. I bëri (i përcaktoi) diagnozën. Çfarë diagnoze ka? 2. fig. libr. Njohja e thelbit dhe e shkaqeve të një gjendjeje a të një dukurie shoqërore sipas shenjave që shfaq.

Çfarë është Aliazhi? Përkifizimi

Fjalën Aliazh mund ta ndeshim shpesh në lëndën e kimisë. Aliazhi është një përzierje që del nga shkrirja së bashku e dy ose e disa metaleve; lidhje. Aliazh i fortë (special). Aliazhet e hekurit (e bakrit).

Çfarë është Novela? Përkufizimi

Novela është një tregim i gjatë, që përshkruan një ngjarje nga jeta; një lloj tregimi më i shkurtër se romani. Në novelë kemi gërshetime të elementeve reale me ato fantastike, kjo e bën atë të ngjashme me përrallën. Tek novela shohim mbizotërim të rrëfimit të autorit në raport me dialogun.

Çfarë është Infeksioni? Përkufizimi

Infeksioni vjen si pasoje e kontaktit me mikrobe ose baktere të cilat shkaktojnë sëmundje. Infeksioni mund të preki pjesë të ndryshme të trupit (dorë, këmbë, vesh etj). Infeksionet nuk prekin vetëm njerëzit por edhe kafshët e bimët.

Çfarë është Dezinfektimi? Përkufizimi

Dezifektimi ka të bëjë me shkatërrimin e mikroorganizmave. 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve DEZINFEKTOJ, DEZINFEKTOHEM. Dezinfektimi i plagës. Dezinfektimi i rrobave. Dezinfektimi i farës. Dezinfektimi i armëve. Pompë dezinfektimi. Dhoma e dezinfektimit. Bën dezinfektimin. 2. Mënyra dhe mjetet që përdoren për të dezinfektuar diçka. Dezinfektim kimik. Dezinfektim i njomë (i thatë).

Çfarë është Sublimimi? Përkufizimi

Kur një lëndë kalon nga gjëndja e gaztë në të ngurtë pa kaluar më parë në gjëndjen e lëngët, quhet Sublimim. Për më shumë informacione rreth gjendjeve agregate dhe sublimimit  kliko këtu

Çfarë është Udhëpërshkrimi? Përkufizimi

Udhëpërshkrimi është ndërthurja e shkrimit publicistik me shkrimin letrar. Nga vetë emri autori flet për një udhëtim. Autori përveç se sjell përshkrime objektive të atyre që sheh, fakte apo dokumenta ai gjithashtu mundohet t'a bejë përshkrimin tërheqës për lexuesin duke e njohur kete te fundit me vende të reja dhe zakone.

Çfarë është Distilimi? Përkufizimi

Distilimi është një metodë për ndarjen e një ose më shumë substancave të tretshme nga tretësia. Substancat mund të jenë në gjendje të ngurtë ose të lëngët. Shëmbull: Distilimi i ujit nga gurkali ose distilimi i alkoolit nga uji. Ndarja bëhet me anë të veçimin të përbërësve të tretur nga përzierja për shkak të temperaturave të ndryshme të avullimit të tyre. Në fillim substanca shndërrohet në gjëndje të gaztë (avull) dhe më pas kondeson.

Çfarë është GDP ose PBB? (Prodhimi i Brendshëm Bruto)

GDP vjen nga anglishtja dhe do të thotë (Gross domestic product). Shqip përkthehet në PBB ose (Prodhimi i Brendshëm Bruto) dhe është një tregues ekonomik që paraqet vlerën me çmimet e tregut të të gjitha të mirave materiale dhe shërbimeve të prodhuara brenda një shteti në një periudhë të caktuar, zakonisht një vit. Për më shumë informactione kliko këtu

Çfarë është Kronika?

1. Vepër ku janë shënuar vit për vit ngjarjet historike; përmbledhje faktesh historike e ngjarjesh kryesore të jetës, të renditura njëra pas tjetrës, sipas kohës kur kanë ndodhur. Kronikat mesjetare. Kronikat osmane. Kronikë e plotë. 2. let. Vepër letrare me temë historike, në të cilën autori gjatë shtjellimit të ngjarjeve ndjek me përpikëri rendin kohor. 3. Rubrikë në një gazetë a në një revistë, që u kushtohet lajmeve të përditshme nga një fushë e veçantë e jetës ose e veprimtarisë së njerëzve. Kronika sportive. Kronika e ngjarjeve. 4. kinem. Film dokumentar që jep ngjarje të renditura njëra pas tjetrës, sipas kohës kur kanë ndodhur; pjesë të shkëputura, të filmuara nga jeta e përditshme e vendit, që jepen gjatë lajmeve në televizion. Shoh kronikën. Po japim disa kronika.