Çfarë është Ligji? Përkufizimi

LIGJ m. 1. Normë, rregull që vendoset nga organi më i lartë i pushtetit shtetëror dhe që është e detyrueshme për të gjithë organet shtetërore dhe për të gjithë shtetasit. Ligjet e shtetit. Ligji mbi zgjedhjet. Njohja e ligjeve. Zbatimi i ligjit. Sipas ligjeve në fuqi. Është vendosur me ligj. Është në përputhje (në pajtim) me ligjin. Është jashtë ligjit nuk është në pajtim me ligjet; nuk mbrohet nga ligjet në fuqi; nuk e lejon ligji. 2. Rregull, normë që e pranojnë dhe e zbatojnë të gjithë si diçka të përgjithshme a të detyrueshme. Ligjet e mirësjelljes. Ligje të pashkruara. I tillë ishte ligji i luftës. Veprojnë sipas ligjeve të xhunglës. 3. filoz. Lidhje e brendshme, e qenësishme dhe e domosdoshme ndërmjet sendeve e dukurive të natyrës e të shoqërisë, që përcakton zhvillimin e tyre dhe e bën procesin botëror një të tërë të vetme. Ligjet e përgjithshme (e veçanta). Ligjet e zhvillimit të natyrës e të shoqërisë. Ligji i zhvillimit objektiv. Ligjet e lëvizjes. 4. spec. Përgjithësim që nx

Çfarë është Kronika?

1. Vepër ku janë shënuar vit për vit ngjarjet historike; përmbledhje faktesh historike e ngjarjesh kryesore të jetës, të renditura njëra pas tjetrës, sipas kohës kur kanë ndodhur. Kronikat mesjetare. Kronikat osmane. Kronikë e plotë.
2. let. Vepër letrare me temë historike, në të cilën autori gjatë shtjellimit të ngjarjeve ndjek me përpikëri rendin kohor.
3. Rubrikë në një gazetë a në një revistë, që u kushtohet lajmeve të përditshme nga një fushë e veçantë e jetës ose e veprimtarisë së njerëzve. Kronika sportive. Kronika e ngjarjeve.
4. kinem. Film dokumentar që jep ngjarje të renditura njëra pas tjetrës, sipas kohës kur kanë ndodhur; pjesë të shkëputura, të filmuara nga jeta e përditshme e vendit, që jepen gjatë lajmeve në televizion. Shoh kronikën. Po japim disa kronika.

Popular posts from this blog

Çfarë është Romani? Llojet e Romaneve

Çfarë është Udhëpërshkrimi? Përkufizimi