Çfarë është Ligji? Përkufizimi

LIGJ m. 1. Normë, rregull që vendoset nga organi më i lartë i pushtetit shtetëror dhe që është e detyrueshme për të gjithë organet shtetërore dhe për të gjithë shtetasit. Ligjet e shtetit. Ligji mbi zgjedhjet. Njohja e ligjeve. Zbatimi i ligjit. Sipas ligjeve në fuqi. Është vendosur me ligj. Është në përputhje (në pajtim) me ligjin. Është jashtë ligjit nuk është në pajtim me ligjet; nuk mbrohet nga ligjet në fuqi; nuk e lejon ligji. 2. Rregull, normë që e pranojnë dhe e zbatojnë të gjithë si diçka të përgjithshme a të detyrueshme. Ligjet e mirësjelljes. Ligje të pashkruara. I tillë ishte ligji i luftës. Veprojnë sipas ligjeve të xhunglës. 3. filoz. Lidhje e brendshme, e qenësishme dhe e domosdoshme ndërmjet sendeve e dukurive të natyrës e të shoqërisë, që përcakton zhvillimin e tyre dhe e bën procesin botëror një të tërë të vetme. Ligjet e përgjithshme (e veçanta). Ligjet e zhvillimit të natyrës e të shoqërisë. Ligji i zhvillimit objektiv. Ligjet e lëvizjes. 4. spec. Përgjithësim që nx

Poezia "Gjuha Jonë" nga Naim Frashëri

Naim Frashëri: Gjuha Jonë

Vëllezër shqipëtarë! 
Të prekim urtësinë, 
Të zëm' udhën e mbarë, 
Të ngjallim Shqipërinë. 

Shqipëria ka qënë 
Edhe po do të jetë, 
Po sot në ditët tënë 
Të metë të mos ketë. 

E ka nderuar zoti 
Gjithënjë Shqipërinë, 
Ish fort mirë qëmoti, 
Do bëhet dhe taninë. 

Sa ishte trimëria 
N'atë kohë të vjetrë, 
Kish emrë Shqipëria, 
Sa s'kish nonjë vënt tjetrë. 

Sa burra kordhëtarë 
Ka nxjerrë Shqipëria 
Më pastaj e më parë, 
Q'i shkruan istoria! 

Ajo ish koh' e zjarrtë 
Dhe kish mundime tepër, 
Po sot pëndë dhe kartë 
Na duhet, nukë tjetër. 

O burra, shqipëtarë, 
Të marrim dituritë, 
Se s'është koh'e parë, 
Tani lipsetë dritë. 

Të shkruajm' gjuhën tënë, 
Kombinë ta ndritojmë, 
Gjithë ç'është e ç'ka qënë 
Ngadalëzë ta msojmë. 

pa shihni ç'gjuh' e mirë! 
Sa shije ka e hije, 
ç'e bukur'edh'e lirë, 
Si gjuhë perëndie. 

Shum'e bardhë kjo ditë 
Për gjithë shqipëtarët, 
Do na sjellë një dritë, 
Që s'e kishin të parët. 

Kjo dritë do na bjerë 
Të gjitha mirësitë 
Dhe gjithë do t'i ngrerë 
Dëmet e marrëzitë. 

Si lum kush zë të mbjellë, 
Lum kush vë këtë pemë! 
Se kjo ka për të pjellë, 
S'mbulohetë me remë.

Popular posts from this blog

Çfarë është Romani? Llojet e Romaneve

Çfarë është Udhëpërshkrimi? Përkufizimi