Çfarë është Ligji? Përkufizimi

LIGJ m. 1. Normë, rregull që vendoset nga organi më i lartë i pushtetit shtetëror dhe që është e detyrueshme për të gjithë organet shtetërore dhe për të gjithë shtetasit. Ligjet e shtetit. Ligji mbi zgjedhjet. Njohja e ligjeve. Zbatimi i ligjit. Sipas ligjeve në fuqi. Është vendosur me ligj. Është në përputhje (në pajtim) me ligjin. Është jashtë ligjit nuk është në pajtim me ligjet; nuk mbrohet nga ligjet në fuqi; nuk e lejon ligji. 2. Rregull, normë që e pranojnë dhe e zbatojnë të gjithë si diçka të përgjithshme a të detyrueshme. Ligjet e mirësjelljes. Ligje të pashkruara. I tillë ishte ligji i luftës. Veprojnë sipas ligjeve të xhunglës. 3. filoz. Lidhje e brendshme, e qenësishme dhe e domosdoshme ndërmjet sendeve e dukurive të natyrës e të shoqërisë, që përcakton zhvillimin e tyre dhe e bën procesin botëror një të tërë të vetme. Ligjet e përgjithshme (e veçanta). Ligjet e zhvillimit të natyrës e të shoqërisë. Ligji i zhvillimit objektiv. Ligjet e lëvizjes. 4. spec. Përgjithësim që nx

Çfarë është Filozofia? Përkufizimi

FILOZOFI f.

1. Shkenca për ligjësoritë me të përgjithshme të zhvillimit të natyrës, të shoqërisë e të mendimit njerëzor, si një nga format e ndërgjegjes shoqërore; shkenca që u jep njerëzve dije të përgjithshme për botën në tërësi, për vendin dhe rolin e njeriut në të dhe që përpunon bazat e përgjithshme të metodës për njohjen e për shndërrimin e natyrës, të shoqërisë e të ndërgjegjes. Filozofia idealistë. Filozofia antike.

2. Tërësia e parimeve metodologjike, mbi të cilat bazohet një shkencë; doktrinë filozofike. Filozofia e së drejtës. Filozofia e Kantit. Filozofia e Hegelit.

3. bised. Lëndë mësimore që jep njohuritë themelore të kësaj shkence në shkollë; teksti që përmban këto njohuri. Programi i filozofisë. Teksti i filozofisë. Profesori i filozofisë. Katedra e filozofisë. Dha provim në filozofi.

4. bised. Tërësi pikëpamjesh a bindjesh që ka dikush për diçka. Filozofia e jetës.

5. ~RA, ~RAT bised., iron. Fjalë e arsyetime të ndërlikuara që duken si të mëdha por që nuk kanë ndonjë vlerë; teori që nuk mbështeten dhe nuk zbatohen në praktikë; teorira. Ishte i vetmi për filozofira. Lëri filozofirat!

Popular posts from this blog

Çfarë është Romani? Llojet e Romaneve

Çfarë është Udhëpërshkrimi? Përkufizimi