Çfarë është Ligji? Përkufizimi

LIGJ m. 1. Normë, rregull që vendoset nga organi më i lartë i pushtetit shtetëror dhe që është e detyrueshme për të gjithë organet shtetërore dhe për të gjithë shtetasit. Ligjet e shtetit. Ligji mbi zgjedhjet. Njohja e ligjeve. Zbatimi i ligjit. Sipas ligjeve në fuqi. Është vendosur me ligj. Është në përputhje (në pajtim) me ligjin. Është jashtë ligjit nuk është në pajtim me ligjet; nuk mbrohet nga ligjet në fuqi; nuk e lejon ligji. 2. Rregull, normë që e pranojnë dhe e zbatojnë të gjithë si diçka të përgjithshme a të detyrueshme. Ligjet e mirësjelljes. Ligje të pashkruara. I tillë ishte ligji i luftës. Veprojnë sipas ligjeve të xhunglës. 3. filoz. Lidhje e brendshme, e qenësishme dhe e domosdoshme ndërmjet sendeve e dukurive të natyrës e të shoqërisë, që përcakton zhvillimin e tyre dhe e bën procesin botëror një të tërë të vetme. Ligjet e përgjithshme (e veçanta). Ligjet e zhvillimit të natyrës e të shoqërisë. Ligji i zhvillimit objektiv. Ligjet e lëvizjes. 4. spec. Përgjithësim që nx

Çfarë është Herpesi?

   Herpes simplex është infeksion shumë i shpeshtë virusal. Simptomat e kësaj sëmundjeje shfaqen në formë të një grupi flluskash që dalin në buzë ose rreth gojës.
   Lëkura rreth këtyre flluskave zakonisht është e skuqur, e ënjtur dhe mund të shkaktojë dhimbje. Në qoftë se flluskat hapen vendi bëhet dregëz pas disa ditësh. Shërimi mund te zgjasë disa ditë deri në dy javë.

Si Djagnostikohet Herpesi?
   Mjeku mund të diagnostikojë Herpes Simplex-in thjesht duke parë pezmatimet e lëkurës.Ai mund t’ju pyesë në qoftë se keni qënë në kontakt me virusin.
Gjithashtu ai mund te marre një mostër nga vendi i pezmatuar për të konfirmuar herpes simplex me anë të disa analizave.

   Nëse pacienti nuk ka pezmatime të dukshme, ai duhet të bëni analiza tjetra mjekësore, si analiza të gjakut, për të parë nëse virusi është në futur në organizmin e tyre.

Si Trajtohet Herpes Simplex?

Virusi herpes simplex nuk ka shërim, pra ai kurrë nuk mund të eliminohet nga organizmi juaj. Pasi ju infektoheni së pari me këtë virus, ai qëndron në trupin tuaj për gjithë pjesën e mbetur të jetës.
Por trajtimi mund ta zvogëlojë shpeshtësinë e paraqitjes së flluskave pezmatuese dhe ashpërinë e tyre.
Diçka pozitive është fakti që vendet e pezmatuara zakonisht shërohen vetë brenda disa ditësh pa trajtim. Por trajtimi mund t’i bëjë më të lehta simptomat.
Virusi Herpes Simplex trajtohet me barna anti-virusale. Tek trajtimi mund të përfshihen gjithashtu dhe kremra dhe pomada anti-virusale të cilat lehtësojnë djegien dhe të kruarat. Pacienti ndonjeherë mund të mari dhe tableta përmes gojës, ose edhe injeksione intravenoze për të zvogëluar shpërthimin e herpesit.

Zhvillimi dhe Pasojat e Sëmundjes Herpes Simplex

Shpërthimi i parë (primar) i Herpesit  zakonisht është më i keqi. Megjithatë, jo gjithmonë shpërthimet e para janë të ashpra. Ka shpërthime të buta që personi as që i vëren.

   Tek disa njerëz ndodh vetëm një shpërthim. Tek të tjerët, virusi mund të bëhet sërish aktiv. Kur njerëzit kanë një shpërthim të dytë, kjo quhet “rishfaqje”. Shpërthimet zakonisht kanë tendenca të jenë më të shpeshta gjatë vitit të parë të infeksionit. Me pas ato tendonjne të jenë më të rralla dhe më të buta. Kjo sepse organizmi krijon antitrupa (qeliza mbrojtëse) për të ndaluar virusin.

   Komplikimet serioze si pasojë e herpes simplex janë shumë të rralla. Ato paraqiten më së shpeshti te foshnjat e palindura, te të porsalindurit si dhe tek individët që kanë sëmundje afat-gjate ose sistem të dobët imunitar. Nëse një person vuan nga kanceri ose HIV AIDS-i, ose nëse ka pasur ndonjë organ të transplantuar, ai duhet të kërkojë ndihmë mjekësore sapo të keni shenja ose simptomat të infeksionit herpes.

Popular posts from this blog

Çfarë është Romani? Llojet e Romaneve

Çfarë është Udhëpërshkrimi? Përkufizimi