Çfarë është Ligji? Përkufizimi

LIGJ m. 1. Normë, rregull që vendoset nga organi më i lartë i pushtetit shtetëror dhe që është e detyrueshme për të gjithë organet shtetërore dhe për të gjithë shtetasit. Ligjet e shtetit. Ligji mbi zgjedhjet. Njohja e ligjeve. Zbatimi i ligjit. Sipas ligjeve në fuqi. Është vendosur me ligj. Është në përputhje (në pajtim) me ligjin. Është jashtë ligjit nuk është në pajtim me ligjet; nuk mbrohet nga ligjet në fuqi; nuk e lejon ligji. 2. Rregull, normë që e pranojnë dhe e zbatojnë të gjithë si diçka të përgjithshme a të detyrueshme. Ligjet e mirësjelljes. Ligje të pashkruara. I tillë ishte ligji i luftës. Veprojnë sipas ligjeve të xhunglës. 3. filoz. Lidhje e brendshme, e qenësishme dhe e domosdoshme ndërmjet sendeve e dukurive të natyrës e të shoqërisë, që përcakton zhvillimin e tyre dhe e bën procesin botëror një të tërë të vetme. Ligjet e përgjithshme (e veçanta). Ligjet e zhvillimit të natyrës e të shoqërisë. Ligji i zhvillimit objektiv. Ligjet e lëvizjes. 4. spec. Përgjithësim që nx...

Çfarë është Letërsia?

   Letërsia është tërësia e të gjitha veprave të shkruara (artistike) dhe të veprave nga lëmi i krijimtarisë gojore, që janë shkruar më herët. Letërsinë ndryshe mund ta qujamë dhe art i fjalës së shkruar.

   Letërsia mund të ndahet mbi shumë baza dhe kjo ndarje ka për qëllim që t'i sistemojë korpuset e veprave sipas lëmenjve të caktuar.

   Letërsia shqipe, për shkak të kushteve të vështira historike, ka lindur përgjithësisht me vonesë. Shkrimet e para në gjuhën shqipe, janë të shekullit të XV.

Kliko këtu për më shumë informacione...

Popular posts from this blog

Çfarë është Udhëpërshkrimi? Përkufizimi

Çfarë është Përralla? Përkufizimi

Çfarë është Romani? Llojet e Romaneve