Çfarë është Ligji? Përkufizimi

LIGJ m. 1. Normë, rregull që vendoset nga organi më i lartë i pushtetit shtetëror dhe që është e detyrueshme për të gjithë organet shtetërore dhe për të gjithë shtetasit. Ligjet e shtetit. Ligji mbi zgjedhjet. Njohja e ligjeve. Zbatimi i ligjit. Sipas ligjeve në fuqi. Është vendosur me ligj. Është në përputhje (në pajtim) me ligjin. Është jashtë ligjit nuk është në pajtim me ligjet; nuk mbrohet nga ligjet në fuqi; nuk e lejon ligji. 2. Rregull, normë që e pranojnë dhe e zbatojnë të gjithë si diçka të përgjithshme a të detyrueshme. Ligjet e mirësjelljes. Ligje të pashkruara. I tillë ishte ligji i luftës. Veprojnë sipas ligjeve të xhunglës. 3. filoz. Lidhje e brendshme, e qenësishme dhe e domosdoshme ndërmjet sendeve e dukurive të natyrës e të shoqërisë, që përcakton zhvillimin e tyre dhe e bën procesin botëror një të tërë të vetme. Ligjet e përgjithshme (e veçanta). Ligjet e zhvillimit të natyrës e të shoqërisë. Ligji i zhvillimit objektiv. Ligjet e lëvizjes. 4. spec. Përgjithësim që nx

Çfarë është Rajoni Gjeografik? Llojet e tij

Rajoni gjeografik përbën një territor që ka tipare të veçanta fiziko-gjeografike dhe ekonomiko-shoqërore, të dallueshme nga territoret e tjera përreth tij.

Rajone Elementare
Nëse diferencimi bëhet duke u mbështetur vetëm në një tregues, fizik apo human, atëherë krijohen rajone elementare. (P.sh vendet rreth detit Mesdhe, kanë vetëm një të përbashkët, fakti që lagen nga ky det).

Rajone Komplekse
Nëse diferencimi bëhet duke u mbështatur vetëm në dy ose më shumë tregues, fizike apo humanë, krijohen rajone komplekse.

Rajone të Integruara
Ky tip rajoni diferencon hapësirat gjeografike, duke u mbështetur në të gjitha elementet fizike apo humane të organizimit të tyre, të cilat kanë njëtrajtshmëri deri në homogjenitet ose një kohezion apo funksion në nivele të ndryshme ndërlidhjeje.

Gjeografia e klasifikimit e ndan globin në rajone kontinentale, në maktrorajone, shtete dhe mikrorajone.

Popular posts from this blog

Çfarë është Romani? Llojet e Romaneve

Çfarë është Udhëpërshkrimi? Përkufizimi