Posts

Showing posts from October, 2018

Çfarë është Ligji? Përkufizimi

LIGJ m. 1. Normë, rregull që vendoset nga organi më i lartë i pushtetit shtetëror dhe që është e detyrueshme për të gjithë organet shtetërore dhe për të gjithë shtetasit. Ligjet e shtetit. Ligji mbi zgjedhjet. Njohja e ligjeve. Zbatimi i ligjit. Sipas ligjeve në fuqi. Është vendosur me ligj. Është në përputhje (në pajtim) me ligjin. Është jashtë ligjit nuk është në pajtim me ligjet; nuk mbrohet nga ligjet në fuqi; nuk e lejon ligji. 2. Rregull, normë që e pranojnë dhe e zbatojnë të gjithë si diçka të përgjithshme a të detyrueshme. Ligjet e mirësjelljes. Ligje të pashkruara. I tillë ishte ligji i luftës. Veprojnë sipas ligjeve të xhunglës. 3. filoz. Lidhje e brendshme, e qenësishme dhe e domosdoshme ndërmjet sendeve e dukurive të natyrës e të shoqërisë, që përcakton zhvillimin e tyre dhe e bën procesin botëror një të tërë të vetme. Ligjet e përgjithshme (e veçanta). Ligjet e zhvillimit të natyrës e të shoqërisë. Ligji i zhvillimit objektiv. Ligjet e lëvizjes. 4. spec. Përgjithësim që nx

Çfarë është Metafora dhe Epiteti Metaforik? Përkufizimi

Figurë letrare në të cilën një fjalë ose shprehje i drejtohet një objekti ose veprimi jo me kuptimin e parë (ose fjalë për fjalë). Eshtë disi e ngjashme me krahasimin. Ajo mund të qartësojë ose të shpjegojë karakteristika të përbashkëta të dy objekteve ose ideve. Kur ajo përdoret si mbiemër quhet epitet metaforik .

Çfarë është TIK? "Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit"

TIK ose ndryshe Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit është term i përdorur për teknologjinë e informacionit TI, por më specifik që thekson rolin e komunikimit dhe integrimin e telekomunikacionit (linjat telefonike ose wireless),si dhe softuerë të cilat mundësojnë përdoruesve për qasje, ruajtje, transmetim, dhe manipulim të informacionit.

Çfarë është Tartufi?

Tartufi është pjesa frutore e një lloj kërpudhe "Ascomycete". Tartufi gjenden zakonisht në afërsi të rrënjëve të pemëve. Disa prej llojeve të tartufit janë shumë të kushtueshme në tregun ushqimor.  Tartufi i ngrënshëm është shumë i vlerësuar në kuzhinat ne vendet e Europes dhe te Lindjes se Mesme. Kliko këtu për më shumë informacione...

Çfarë është Teksti? Përkufizimi, Llojet e Teksteve

Me tekst kuptojmë tërësinë e fjalëve, fjalive dhe paragrafëve, që lidhen sipas qëllimit, kuptimit dhe saktësisë gramatikore.    Tekstet i klasifikojmë në dy grupe Letrare dhe Joletrare. Ato krijohen në bazë të parimeve të njëjta por ndahen për nga funksioni. Teksti letrar ka funksion estetik  Teksti joletrar ka funksion praktik.

Çfarë është Rryma Elektrike?

Rryma elektrike është rrjedhje e ngarkesave elektrike. Në qarqe elektrike kjo ngarkesë zakonisht realizohet nga lëvizja e elektroneve në një kabllo. Ajo mund të realizohet nga jonet në një elektrolitë, ose nga të dyja jonet dhe elektronet si në një plazmë. Kliko këtu për më shumë informacione...

Çfarë është Reportazhi? Përkufizimi

Reportazhi është gjini letrare e publicistikës, që pasqyron punën e veprimtarinë e një fushe ose ngjarje nga jeta e përditëshme, të cilat gazetari i ka parë vetë. Reportazhet mund të jenë te gjata ose të shkurtra.

Çfarë është Rrëfenja?

Rrëfenja  është një vepër e shkurtër letrare në formën e prozës, në të cilën përshkruhet zakonisht në një vijë me rëndësi nga jeta e një personazhi ose heroi, pa dhënë në mënyrë të hollësishme se ç'ka ndodhur më përpara a më pas.

Çfarë është Romani? Llojet e Romaneve

Romani është një vepër letrare e gjatë zakonisht në prozë, e cila pasqyron një rreth të gjerë ngjarjesh dhe karakteresh të njerëzve, duke spikatur një prej tyre. Llojet kryesore të romanit janë: sipas tematikës: roman aventurier, historik, psikologjik etj. sipas qëndrimit të autorit: roman humoristik, satirik, didaktik etj.

Çfarë është ROM? Memoria ROM

ROM është memoria ose kujtesa vetëm për lexim /anglisht: Read-only memory shkurt ROM/ është një lloj kujtesë e qëndrueshme e cila përdoret për kompjuterat dhe pajisjet e tjera elektronike.    Të dhënat e ruajtura në ROM mund të ndryshohet vetëm ngadalë, me vështirësi, ose aspak, kështu që përdoret kryesisht për të ruajtur firmware (softuerë që është i lidhur ngushtë me një harduer të veçantë dhe nuk ka gjasa të ketë nevojë për informatat më të shpeshta), ose në softuerët e aplikacioneve të shtojcave harduerike.

Çfarë është RAM? Memoria RAM

RAM , shkurtimi i /anglisht: Random-acces memory/ , Kujtesa me hyrje të rastësishme, është memoria kryesore e përkohshme e kompjuterit. Kjo lloj memorieje përfaqëson trurin e vogël të njeriut ku ruhen informacionet për një kohë të shkurtër. Kliko këtu për më shumë informacione...

Çfarë është Rajoni Gjeografik? Llojet e tij

Rajoni gjeografik përbën një territor që ka tipare të veçanta fiziko-gjeografike dhe ekonomiko-shoqërore, të dallueshme nga territoret e tjera përreth tij. Rajone Elementare Nëse diferencimi bëhet duke u mbështetur vetëm në një tregues, fizik apo human, atëherë krijohen rajone elementare. (P.sh vendet rreth detit Mesdhe, kanë vetëm një të përbashkët, fakti që lagen nga ky det). Rajone Komplekse Nëse diferencimi bëhet duke u mbështatur vetëm në dy ose më shumë tregues, fizike apo humanë, krijohen rajone komplekse. Rajone të Integruara Ky tip rajoni diferencon hapësirat gjeografike, duke u mbështetur në të gjitha elementet fizike apo humane të organizimit të tyre, të cilat kanë njëtrajtshmëri deri në homogjenitet ose një kohezion apo funksion në nivele të ndryshme ndërlidhjeje. Gjeografia e klasifikimit e ndan globin në rajone kontinentale, në maktrorajone, shtete dhe mikrorajone.

Çfarë është Herpesi?

   Herpes simplex është infeksion shumë i shpeshtë virusal. Simptomat e kësaj sëmundjeje shfaqen në formë të një grupi flluskash që dalin në buzë ose rreth gojës.    Lëkura rreth këtyre flluskave zakonisht është e skuqur, e ënjtur dhe mund të shkaktojë dhimbje. Në qoftë se flluskat hapen vendi bëhet dregëz pas disa ditësh. Shërimi mund te zgjasë disa ditë deri në dy javë. Si Djagnostikohet Herpesi?    Mjeku mund të diagnostikojë Herpes Simplex-in thjesht duke parë pezmatimet e lëkurës.Ai mund t’ju pyesë në qoftë se keni qënë në kontakt me virusin. Gjithashtu ai mund te marre një mostër nga vendi i pezmatuar për të konfirmuar herpes simplex me anë të disa analizave.    Nëse pacienti nuk ka pezmatime të dukshme, ai duhet të bëni analiza tjetra mjekësore, si analiza të gjakut, për të parë nëse virusi është në futur në organizmin e tyre. Si Trajtohet Herpes Simplex? Virusi herpes simplex nuk ka shërim, pra ai kurrë nuk mund të eliminohet nga organizmi juaj. Pasi ju infektoheni

Çfarë është Filozofia? Përkufizimi

FILOZOFI f. 1. Shkenca për ligjësoritë me të përgjithshme të zhvillimit të natyrës, të shoqërisë e të mendimit njerëzor, si një nga format e ndërgjegjes shoqërore; shkenca që u jep njerëzve dije të përgjithshme për botën në tërësi, për vendin dhe rolin e njeriut në të dhe që përpunon bazat e përgjithshme të metodës për njohjen e për shndërrimin e natyrës, të shoqërisë e të ndërgjegjes. Filozofia idealistë. Filozofia antike. 2. Tërësia e parimeve metodologjike, mbi të cilat bazohet një shkencë; doktrinë filozofike. Filozofia e së drejtës. Filozofia e Kantit. Filozofia e Hegelit. 3. bised. Lëndë mësimore që jep njohuritë themelore të kësaj shkence në shkollë; teksti që përmban këto njohuri. Programi i filozofisë. Teksti i filozofisë. Profesori i filozofisë. Katedra e filozofisë. Dha provim në filozofi. 4. bised. Tërësi pikëpamjesh a bindjesh që ka dikush për diçka. Filozofia e jetës. 5. ~RA, ~RAT bised., iron. Fjalë e arsyetime të ndërlikuara që duken si të mëdha por që nuk kanë ndonjë v

Çfarë është Logopedia?

   Logopedia është shkenca që merret me komunikimin dhe zhvillimin gjuhësor.    Specialistet e quajtur logopedë trajtojnë çrregullime të komunikimit, çrregullime të zërit, çrregullime konjitive, dhe të gëlltitjes. Logopedia merret me përmirësimin e të folurit tek fëmijët si dhe të rriturit. Ajo fokusohet  tek përmirësimi i aftësive për të kuptuar dhe për tu shprehur.    Sidomos tek fëmijët një problem në komunikim, mund të sjellë vështirësi në shkollë si dhe në aspektin social. Kush janë ata që kanë nevojë për logopedi? Zakonisht fëmijët që shfaqin vështirësi në të folur, në komunikim, në lexim dhe shkrim. Nje fëmijë mund të bjerë në sy në sfera të ndryshme gjuhsore: - të kuptuarit e gjuhës - të treguarit - në gramatikë - në fjalor Ai mund të tërheq vëmendje nëse shfaq: - Probleme në rrjedhshmërinë e të folurit. - Vështirësi në të gëlltitur. - Shqetësime të zërit. - Probleme në të folur (S në vend të Sh-ës, vendosja e gjuhës midis dhëmbëve duke folur) - Veshtirë

Poezia "Fjalët e Qiririt" nga Naim Frashëri

Naim Frashëri: Fjalët e Qiririt Në mes tuaj kam qëndruar  e jam duke përvëluar,  që t'u ap pakëzë dritë,  natënë t'ua bënj ditë.  do të tretem, të kullohem,  të digjem, të përvëlohem,  që t'u ndrinj mir' e të shihni,  njëri-tjatërin të njihni.  për ju do të rri të tretem,  asnjë çikë të mos mbetem,  të digjem e të qanj me lot,  se dëshirën s'e duronj dot.  unë zjarrit nuk i druhem  dhe kurrë s'dua të shuhem,  po të digjem me dëshirë,  sa të munt t'u ndrinj më mirë.  kur më shihni se jam tretur,  mos pandehni se kam vdekur;  jam i gjall' e jam ndë jetë  jam në dritët të vërtetë,  unë jam në shpirtin tuaj,  mos më kini për të huaj,  m'është falurë durimi,  andaj po digjem si trimi,  se ma k'ënda t'u bënj mirë,  të mos mbeti n'errësirë.  jakëni rreth meje rrini,  flisni, qeshni, hani, pini,  në shpirt kam dashurinë,  pa digjem për njerëzinë,  lemëni

Poezia "Gjuha Jonë" nga Naim Frashëri

Naim Frashëri: Gjuha Jonë Vëllezër shqipëtarë!  Të prekim urtësinë,  Të zëm' udhën e mbarë,  Të ngjallim Shqipërinë.  Shqipëria ka qënë  Edhe po do të jetë,  Po sot në ditët tënë  Të metë të mos ketë.  E ka nderuar zoti  Gjithënjë Shqipërinë,  Ish fort mirë qëmoti,  Do bëhet dhe taninë.  Sa ishte trimëria  N'atë kohë të vjetrë,  Kish emrë Shqipëria,  Sa s'kish nonjë vënt tjetrë.  Sa burra kordhëtarë  Ka nxjerrë Shqipëria  Më pastaj e më parë,  Q'i shkruan istoria!  Ajo ish koh' e zjarrtë  Dhe kish mundime tepër,  Po sot pëndë dhe kartë  Na duhet, nukë tjetër.  O burra, shqipëtarë,  Të marrim dituritë,  Se s'është koh'e parë,  Tani lipsetë dritë.  Të shkruajm' gjuhën tënë,  Kombinë ta ndritojmë,  Gjithë ç'është e ç'ka qënë  Ngadalëzë ta msojmë.  pa shihni ç'gjuh' e mirë!  Sa shije ka e hije,  ç'e bukur'edh'e lirë,  Si gjuhë perëndie. 

Poezia "Atdheu" nga Naim Frashëri

Naim Frashëri: Atdheu O Atdhe! Më je i dashur sa më s’ka  Më je nënë, më je motër, më je vlla.  Nga ç’ka rrotull më i shtrenjti ti më je,  Je më i miri nga çdo gjë që ka ky dhé.  Ty përditë të pat parë ime nënë,  Dheu yt në fund atë e pati ngrënë.  Nëmëruar t’i pat lulet syri i saj.  Te ti lindi, te ti vdiq ajo pastaj.  Ti i ke parë gjysh stërgjyshërit e mi,  Edhe eshtërat tretur ua ke po ti.  Nga ti, o shpirt-o kurrë s’qenë ndarë.  Pranë teje patën qeshur, patën qarë.  Nëna ime vdiq, ndaj ty të kam sot nënë,  Nënë që s’ke vdekje kurrë, faqehënë,  Numri prapë në vend mbetet kurdoherë.  Begatoje, o Zot, ti këtë vend!  Epu njerëzve të tij ti mbroth e shend!  Hi u bëfshin gjithmon’ armiqtë e tij!  Gas përjetë paçin zotërit e tij!  I begatë, i lulëzuar qoftë ai,  Një të ardhme pastë plot me lumturi!

Poezia "Rënia e Dëborës" nga Ismail Kadare

Renia e Debores: Ismail Kadare Ty ndoshta nuk të shkoi ndërmend Se qielli rastësisht s’u mbyll Se kjo dëborë që shtroi kudo Në të vërtetë ka rënë për ty. U projektua çdo kristal I saj në qiell të madh diku Dhe nuk pushoi së rëni ajo Gjersa i gjeti flokët e tu. Që ti ta shkundje me një gjest Shkujdesshëm krejt e gjithë gëzim Një natë të tërë qielli punoi me ernat në bashkëpunim. Dhe në mëngjes i zbehtë ai, I ftohtë hapej madhërisht, ndërsa shëtisnim ne të dy Nën altruizmin e tij të hirtë.

Çfarë është Letërsia?

   Letërsia është tërësia e të gjitha veprave të shkruara (artistike) dhe të veprave nga lëmi i krijimtarisë gojore, që janë shkruar më herët. Letërsinë ndryshe mund ta qujamë dhe art i fjalës së shkruar.    Letërsia mund të ndahet mbi shumë baza dhe kjo ndarje ka për qëllim që t'i sistemojë korpuset e veprave sipas lëmenjve të caktuar.     Letërsia shqipe , për shkak të kushteve të vështira historike, ka lindur përgjithësisht me vonesë. Shkrimet e para në gjuhën shqipe, janë të shekullit të XV. Kliko këtu për më shumë informacione...

Çfarë është Fizika?

   Fizika (geqisht, fisiki = natyrë) është dega e shkencës e cila merret me zbulimin dhe veçorizimin e ligjeve gjithësinore që sundojnë lëndën, energjinë, hapësirën, dhe kohën, si edhe sjelljen dhe ndërveprimet mes tyre.    Fizika është shkenca nëpërmjet së cilës njerëzit përpiqen të shpjegojnë dukuritë natyrore. Fizika përshkruhet edhe si "shkence themelore" sepse fusha të tjera si kimia dhe biologjia hulumtojnë sisteme veçoritë e të cilëve mvaren nga ligjet e fizikës.    Fizika është e lidhur ngushtë me të gjitha shkencat e tjera natyrore, veçanërisht me kiminë, e cila nga ana e saj me kalimin e kohës ka marrë shumë koncepte nga fizika, mbi të gjitha në fushat e termodinamikës, elektromagnetizmit, dhe mekanikës kuantike. Kliko këtu për më shumë informacione...